Bota në luftë, Shqipëria 'hap' thesin për blerje armatimesh! 48.3 mld lekë në 2024 për Mbrojtjen, rritje me 16.8%! 4.7 mld për armatime e pajisje luftimi! Investime për dronë UAV

5 Nëntor 2023, 15:32

Buxheti i vitit të ardhshëm ka përcaktuar një shtesë financimi prej rreth 8 miliardë lekësh, ose rritje me 16.8 për qind për forcat e luftimit të ushtrisë shqiptare. Për herë të parë 2% e buxhetit në total është planifikuar për mbrojtjen, një kriter ky për vendet e NATO-s. Fondet e shtuara janë dedikuar për blerjen e dronëve dhe të municioneve e platformave të luftimit.