Braçe nis denoncimet e tregtarëve që kanë abuzuar me çmimet: Vaji 'floriol' nga 145 lekë para 25 ditësh, sot 345 lekë litri! A ka moral ky fitim?

12 Mars 2022, 10:28

Sikurse paralajmëroi një ditë më parë, deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar tregtarët që kanë abuzuar me rritjen e çmimeve. Me një postim në Facebook, Braçe përmend vajin e markës "floriol", teksa shkruan se nga 145 lekë para 25 ditës, sot shitet me 345 lekë litri.

Braçe i drejton edhe disa pyetje pronarëve të kësaj marke, ku thotë: "çfarë ka ndodhur me produktin tënd? Me magazinën tënde? Kur e ke sjellë furnizimin e fundit? Me çfarë çmimi? Cila është norma jote e fitimit? A ka moral ky fitim?"