Brahimllari për 'Repoltix': LSI do dalë me listën e saj në të 12 qarqet! Bashkëpunim me PD në Kukës dhe Dibër? Do rrëzojmë Ramën

24 Shkurt 2021, 22:50

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari gjatë një lidhje skype për emisionin "Repolitix" tha se LSI do të kandidojë me listën e  saj në të 12 qarqet e vendit. I pyetur për dy qarqet , Kukësin dhe Dibrën, ku mendohet se PD dhe LSI do të kenë kandidatë të përbashkët, Brahimllari tha se LSI do të dalë më listën e saj, por shtoi se do të ketë bashkëpunim për të rrëzuar keqqeverisjen e bërë nga Rama.

" LSI do të garojë me listat e saj,por dhe në bashkëpunim me frontin  e bashkuar opozitar në disa vende. LSI ka identitetin e saj politik, gjithçka po ndodh në këto momente ka të bëjë më maksimilizimin e votës së opozitës. Kandidimi në këtë situatë ka të bëjë tërësisht me strategjinë elektorale të 25 prillit. Sa i përket kandidimit ne do dalim me listë më vete dhe javën tjetër do të dalim më një listë përfundimtare.  Jua them se bashkëpunimi mes PD dhe LSI dhe të gjithë aleatëve është një bashkëpunim serioz kundër kësaj keqqeverisje  dhe LSI garon me listat e saj në të 12 qarqet", tha Brahimllari.

De juro duket se LSI do të ketë listat e saj në çdo qark, ndërsa de facto bashkëpunimi me PD në Kukës dhe Dibër do të shihet përmes taktikave të tjera. Një parti që garon e vetme nuk i lejohet të vendosë kandidatë në koalicione por nga ana tjetër ka detyrimin të ketë kandidatë në çdo zonë zgjedhore. Për të respektuar kodin zgjedhor LSI do të ketë lista të saj në Dibër dhe Kukës me emra pa potencial për t'u zgjedhur ndërsa  kandidatët që kanë mbështetje elektorale do të jenë në listën e koalicionit të PD për të marrë mandate