‘Braktiset’ tregu i fruta-perimeve në Vlorë! Tregtarët: Kanë ikur të gjithë në emigrim! Qytetarët: Çmimet shtrenjtë, me pagat tona nuk përballohet

17 Dhjetor 2021, 09:42 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 09:42

VLORË- Tregtaret e fruta-perimeve ankohen se dhe pse jemi pranë festave të fundvitit, tregu në Vlorë është braktisur nga qytetarët, ndërsa nga ana tjetër këta të fundit ankohen se ka një rritje të çmimeve.

Tregtarët shprehen se ndikojnë edhe kushtet e tregut që të lënë për të dëshiruar. Megjithëse kryetari i Bashkisë së Vlorës i ka premtuar se do të ndërtojë një treg të ri, ende nuk është bërë asgjë edhe pse paguajnë taksat.

r.k./Shqiptarja.com