Brataj : Do ta bëja vaksinën edhe pse e kalova covid-19/Ulqinaku: S’e zbulojmë dot variantin e ri

23 Dhjetor 2020, 07:20

 

Emisioni Repolitix trajtoi temën e covid-19 pas shfaqjes në Angli të virusit në një formë tjetër. Të ftuar në studio Skënder Brataj kreu i Urgjencës Kombëtare , Dritan Ulqinaku nëndrejtor i ISHP-së, Fabian Cenko nga Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti . Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe 'kapur' variantin e ri të COVID-19. Të gjendur në këto kushte si do të veprohet? Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) tha se monstrat do të dërgohen në laboratorët në Londër, të cilët janë të parët që e kanë zbuluar këtë virus të ri.