Brataj: Është ulur koha e qëndrimit në spital! Nga 14 ditë është bërë rreth 8 ditë! Arsyet

22 Dhjetor 2020, 22:17 | Përditesimi i fundit: 2020-12-22 22:20:13

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se në këto 10 muaj të pandemisë, ka pasur një ulje të moshës së të prekurve. Për këtë, tha Brataj, ka ndikuar edhe në ditëqëndrimin në spitale.

" Ditë qëndrimi në spital është më i shkurtër, kur fut në 50 vjeçar, nuk është njësoj si një 70-vjeçar. Ka qenë 14 ditë deri nga shtatori, ndërsa tani 5-7 ditë apo 8 ditë,  për arsye të moshës, imuniteti dhe përballimi i sëmundjes", tha Brataj në 'Repolitix'.