Brataj: Në dhjetor situata e COVID më e stabilizuar! Nga spitali dalin më shumë pacientë se hynë në 24 orë

22 Dhjetor 2020, 22:22 | Përditesimi i fundit: 2020-12-22 22:29:24

Kreu i Urgjencës, Sandër Brataj tha se në dhjetor ka pasur më shumë të shëruar se shtrime të reja në ditë në spitale.

"Dalin më shumë se hyjnë, rezultati i moshës së qëndrueshme dhe i ditë-qëndrimit në spital. Marr ditë për ditë në telefon dhe them 'a ka ambulanca përpara spitaleve, jo më thonë as pengesa dhe as radhë', tha Brataj.