Brenda ‘shtëpisë së barit’ në Tiranë, momenti kur policia shtrin në tokë trafikantin! Arrestohet i riu

12 Shkurt 2022, 09:47 | Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 16:26

Një aksion anti-drogë ka zhvilluar policia e Tiranës një ditë më parë, ku ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit në Ndroq. Në pranga ka rënë shtetasi E.D, 29-vjeç si dhe dy punonjës të OSHEE-së. Po ashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit si dhe kryeplaku i fshatit. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një 32-vjeçare e cila kishte përshtatur banesën për kultivimin e drogës.

r.k./Shqiptarja.com