Një breshke deti e llojit ‘kareta-kareta’ ka dalë në bregdetin e Durrësit këtë mëngjes.
Breshka e madhe me zhguall të bardhë dhe njolla të kuqërremta, nuk ka shenja plagësh në trup, çka të çon në përfundimin se ajo ka zgjedhur brigjet tona për të përfunduar ciklin jetik.
Ajo peshon rreth 30 kg. Kjo specie është parë rrallë në ujërat tona.