Britania e Madhe paralajmëroi ‘non grata’ në Shqipëri, Balla-Berishës: Po e kalove 'La Manche' me not, ia arrite qëllimit

21 Korrik 2022, 18:42

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm ‘non grata’ përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Një koment e kishte edhe për Berishën duke i thënë se po e kaloi La Manche me not, do ia arrijë qëllimit.

"Jam për të përshëndetur vendimin e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila në kuadër të luftës antikorrupsion ka njehësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet është për njërin në fund të sallës, tani pyetja është mirë Atlantikun se kalove dot me not, La Manche-n e kalon dot me not? Po e kalove, ia arrite qëllimit", tha Balla.