BSH: Qeveria nuk duhet të ulë vigjilencën ndaj inflacionit! Rishikoni skemën e pensioneve, ka kosto për buxhetin

10 Nëntor 2023, 14:29

Banka e Shqipërisë i sugjeron qeverisë të mos ulë vigjilencën ndaj inflacionit, pasi mbetet rreziku kryesor edhe për ecurinë ekonomike të vitit që vjen. Guvernatori Gent Sejko tha se buxheti i vitit 2024 është realist, por duhet të rishikohet skema e pensioneve.