Bujar Leskaj nuk zbaton urdhrin e Berishës, merr pjesë në protestën e UÇK-së

17 Tetor, 17:26 | Përditesimi: 17 Tetor, 17:26

Deputeti i PD-së Bujar Leskaj ka thyer urdhrin e kryedemokratit Sali Berisha, teksa ka marrë pjesë në protestën e UÇK-së. Ai është shfaqur në protestë, teksa këndon edhe himnin kombëtar dhe thërret 'Lavdi'. Dy ditë më parë PD-së njoftoi se nuk do të merrte pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Kosovës. Por duket se Leskaj ka dalë kundër vendimit të partisë së tij.

r.k./Shqiptarja.com