Bulqizë/ U aksidentua gjatë punës, ndërron jetë minatori

24 Shtator, 13:06 | Përditesimi: 24 Shtator, 13:06

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bulqizë, ku një minator ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë.

Fatkeqësisht Kujtim Dangri, 38-vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Me datë 24.09.2025,  rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D.,  38-vjeç, punonjës në këtë subjekt”, njoftoi sot policia.

r.k./Shqiptarja.com