Burgjet pa mjekë dhe me ilaçe të skaduara! I dënuari për Report Tv: Na jepnin vetëm paracetamol, ushqimi ishte skandal

15 Dhjetor 2021, 21:30

Pandemia e COVID-19 ka goditur edhe Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale. Në ambientet e paraburgimit dhe burgjeve nuk përmbushet numri i mjekëve që duhet të jenë të punësuar. Përveç problematikave të shumta, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në magazinën e medikamenteve, ilaçe të skaduara dhe kancerogjene që në vitin 2019.