Bushka para grupit të PS dhe Ramës: SPAK nuk më thirri asnjëherë, s’kam shkelur ligjin! Vajza është kushërira ime, i bënë presion dhe trysni

12 Shkurt 2025, 09:41 | Përditesimi: 12 Shkurt 2025, 14:36

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, mohoi implikimin e saj në veprime antiligjore siç pretendon SPAK në dosjen penale ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Deklaratat ajo i bëri para mbledhjes së grupit socialist, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Bushka pranoi se ka njohje me Veliajn dhe Xoxen dhe miqësi të vjetër me ta, por kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri, madje akuzat dhe lajmin eka mësuar vetëm nga mediat.

Ajo rrëfeu se vajza për të cilën flitet në dosje është kushërira e saj, lidhje gjaku, që është presionuar nga ana e SPAK dhe trysnuar nga institucioni i akuzës.

r.k./Shqiptarja.com