Buxheti për Arsimin, Ilir Meta: Më i ulëti në rajon, qeveria nuk i ka prioritet të rinjtë

8 Shtator 2022, 12:44

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi sot Qeverinë shqiptare se nuk e ka prioritet arsimin e as të rinjtë, meqenëse edhe pse buxheti i arsimit është më i ulëti në rajon, është i pari që preket nga qeveria në raste emergjence.