Buxheti për institucionet e drejtësisë në 2024, Manja kërkon më shumë: Duam 1.3 mld lekë më tepër, nevojë për investime

8 Nëntor 2023, 15:50

Ministri i Drejtësisë shprehu pakënaqësi për buxhetin e dikasterit për vitin 2024 duke kërkuar shtesë fondesh për përkthyesit si pasojë e trefishimit të letërporosive që shkëmbehen me autoritetet e huaja. Në komisionin e ligjeve Ulsi Manja kërkoi një shtesë 1.3 miliardë lekë mbi planin edhe për shkak të nevojës së rikonstruksionit në disa burgje përfshirë edhe atë të grave.