Bylykbashi: Marrëveshja e 5 qershorit kishte një paketë me 7 ligje për angazhimin e policisë në zgjedhje! Nuk është dërguar në parlament

21 Shtator 2020, 22:10 | Përditesimi i fundit: 2020-09-21 22:10:55

"Pjesë e marrëveshjes e 5 qershorit ishin dhe dy paketa të tjera. Një paketë me 7 ligje dhe një kod i të ardhmes që parashikonte depolitizimin e administratës. Marrëveshja e 5 qershorit propozonte depolitizimin e administratës në të ardhmen por në zgjedhjet e ardhme do të mbahen siç janë. Ne miratuam një paketë me 7 ligje. Për të angazhuar policinë më shumë në zgjedhje. Kemi njoftimin zyrtar të Gjiknurit për depozitimin e tyre në Kuvend, jo vetëm nuk i futën në parlament por as nuk janë në planin e punës. Me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të ODIHR, ku janë zhdukur 7 ligjet e Këshillit Politik. Në mënyrë që Prokuroria mos të godasë fort. Etilda Gjoni kërkon që të heqë mbrojtjen e kolegjit zgjedhor nga presionet. Kjo zonja që ka qenë eksperte e reformës në drejtësi, nuk ka folur asnjëherë për krizën në drejtësi" - tha Bylykbashi.

  •