Byrek me pulë dhe perime në 5 minuta nga zonja Albana

20 Maj, 12:04 | Përditesimi: 20 Maj, 12:04

Byrek me pulë dhe perime

Përbërësit:

  • 1½ gjoks pule
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 5 speca jeshilë
  • 3 speca të kuq
  • 140 gr misër
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 200 gr djathë i verdhë
  • 200 ml krem qumështi
  • 2 petë sfoliat
  • 1 të verdhë veze
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Pak mustardë
  • Fara susami

Përgatitja:

Zieni gjoksin e pulës derisa të gatuhet. Ndërkohë skuqni specat në vaj ulliri me zjarr të ulët derisa të zbuten. Lërini të ftohen. Grini pulën e zier me dorë ose me dy pirunë. Në një tas përzieni pulën, specat e ftohur, misrin, djathrat e grimcuar, kripën, piperin, paprikën, mustardën dhe kremin e qumështit. Shtroni një petë sfoliat mbi tepsi të mbuluar me letër furre. Shpojeni lehtë me pirun. Hidhni mbushjen duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë, duke lënë pak hapësirë në skaje. Mbulojeni me petën e dytë. Mbyllni mirë anët që të mos rrjedhë mbushja. Shponi sërish lehtë sipërfaqen me pirun. Rrihni të verdhën e vezës me pak ujë dhe lyejeni sipërfaqen. Spërkateni me farë susami. Piqeni në furrë të parangrohur në 190 °C me ajër për rreth 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Këshillat e Albanës:  Lëreni të pushojë 5–10 minuta para se ta prisni që mbushja të lidhet. Mund t’i shtoni pak majdanoz ose erëza mesdhetare për shije më të freskët.

MC/Shqiptarja.com