Çadra në çdo bashki për Këshillimin Kombëtar! Cano në Report TV: 3 metoda për të pyetur shqiptarët

22 Janar 2022, 15:50

Jo vetën online e nëpërmjet postës, por Qeveria do të ngrejë çadra në çdo bashki për të pyetur shqiptarët në nismën e Këshillimit Kombëtar. Për Report tv, Eridiana Cano, drejtoresha e Agjencisë për dialog dhe bashkqeverisje tregon se anketimi do të aplikohet me target grupe dhe zona të ndara.