Çako: Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi, niveli i Vjosës ka rënë! Nuk ka aktualisht probleme me banorët

22 Nëntor, 14:43 | Përditesimi: 22 Nëntor, 14:43

Nga Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri më përditësim mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe daljet e lumejve nga shtrati. Çako theksoi se situata vijon të mbetet ende në emergjencë dhe gatishmëri të plotë. Referuar lumit Vjosa, Çako tha se ka një ulje të nivelit të ujit prej disa orësh, ndërsa prurjet mbeten në nivele të menaxhueshme. 

 

I.M/Shqiptarja.com