Çarja e argjinaturës së Drojës/ Dhjetëra familje të izoluara prej 4 ditësh, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme! Niveli i ujit po rritet me shpejtësi

8 Janar, 14:11 | Përditesimi: 8 Janar, 14:11

Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu, si dhe dëbore në lartësi mbi 700 m. 

Më shqetësuese është çarja e argjinaturës së lumit Drojë në krahun e majtë të derdhjes, i cili sjell mbingarkesë në hidrovoret e Drojës dhe Shëllinzës, si dhe rritje të nivelit të ujit në tokat bujqësore në fshatrat e Adriatikut, Fushë Mamurrasit, si dhe fshatrat të njësisë administrative Fushë Kuqe. Si pasojë, dhjetëra familje vijojnë të jenë të izoluara prej katër ditësh, ndërsa niveli i ujit po rritet nga ora në orë.

A.A/Shqiptarja.com