Carlo Bollino: Foltorja e Berishës, faji i Bashës është që nuk ka rrahur Bollinon dhe Çupin, na kanë dëmtuar shumë!

24 Nëntor 2021, 17:53 | Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 17:53

Në fund të një analize "të hollë" politike gjatë Foltores në Burrel, zoti Luan Bahilika, ish-kryetar i komunës Rrukaj në kohën e Berishës, e deklaroj se faji kryesor i Lulzim Bashës është që "nuk ka rrahur dhe nuk ka mbajtur nën kontroll Carlo Bollinon dhe Frrok Çupin që na kanë dëmtuar shumë". Sigurisht që Bahilika e mbivlerëson shumë kontributin tim, ndërsa doktori e dëgjon me qejf. Bahilika flet për servilizim të pastër, pasi ka dëgjuar të përsëritur shumë herë pikërisht nga Berisha se janë investigimet e mia gazetareske që kanë bindur Departamentin Amerikan të Shtetit që ta deklarojë Non Grata! Tjetër ekzagjerim ky. 

Por a është me të vërtetë vetëm fanatizëm dhe urrejtje kjo që po gjeneron Foltorja, siç duket nga jashtë rrethit të ngushtë të militantëve më ekstremistë?

KT/Shqiptarja.com