Një çast krijimi" është ekspozita e çelur së fundi me 60 punime artistike në pikturë nga nxënësit e Shkollës së Mesme Artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër. Natyra dhe portretet vijnë në ketë ekspozitë përmes teknikave të vajit dhe akuarelit.
Ertil Bello, piktor dhe mësues pranë shkollës tregon se aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për promovimin e të rinjve në fushën e artit.

















