Çelja e negociatave, Veliaj: Arritje e jashtëzakonshme për vendin

20 Korrik 2022, 18:47

Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, përshëndeti çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 14 në Kashar, ku dëgjoi platformat e kandidatëve për kryetar të PS dhe prezantoi Plarent Ndrecën si drejtuesin politik të PS për Njësinë 14 dhe Kasharin, Veliaj nënvizoi se kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë, e cila falë lidershipit të kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama, mori atë që meritonte.

    No videos found.