Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi kundër propozimit të PD e PS-së: Bie ndesh me Kushtetutën! Të rikthejmë ligjin për lustracionin

21 Shtator 2022, 14:16

Deputeti Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së për ligjin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Duke folur në mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, ai tha se personat që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini- Bezhani, nuk mund të futen sërish në “sitë” nga Autoriteti i Dosjeve. Bylykbashi u shpreh kundër gjithashtu edhe për propozimin e Enkelejd Alibeajt, për të cilin tha se dosjet tashmë janë të hapura dhe nuk ka vend për të propozuar deklasifikimin e tyre. Sipas Bylykbashit, duhet të rikthehet ligji i vitit 2008 për lustracionin.