Çështja e detit? Idrizi: Shqipëria pak shanse të fitojë përballë Greqisë në Hagë

4 Janar 2021, 23:04 | Përditesimi i fundit: 2021-01-04 23:14:36

TIRANË- Për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dërgimi i çështjes së detit në një Gjykatë ndërkombëtare, duhet të ishte bërë me referendum. I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Idrizi ka ngritur disa pyetje sipas së cili lënë hije dyshime se Shqipëria ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Greqinë. Së pari sipas Idrizit kush ishte ai që mori vendimin që kjo çështje të shkonte në një gjykatë ndërkombëtare dhe së dyti pse në Hagë dhe jo në Hamburg e cila është e specializuar "për detin".

"Shpallje në mënyrë të njëanshëm të zgjerimit të hapësirës detare, e paralajmëruar se Mitrotakis deklaroi në parlament që Greqia do të zgjerohet, Greqia tha do të zgjerohet dhe "për këtë jemi marrë vesh me palën shqiptare". Është një akt që i pararend dekretit të pritshëm. Ajo që të bën përshtypje duket që ka një marrëveshje të heshtur dhe që Shqipëria nuk po e kundërshton. Është për të ardhur keq që Rama ka bërë avokatinë e palës greke, duke u justifikuar, fillimisht tha se 'nuk e ka me ne', pastaj tha 'se ka të drejtë'. Konventa për detin thotë që çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet, por neni 15 i saj thuhet që aty ku gjeografia nuk e lejon siç është rasti i Shqipërisë me Greqinë, bëhet me marrëveshje. Këtu janë përdorur dhe arsyetime të tilla që dhe Shqipëria e ka bërë, por nëse ne do i shohim aktet flitet për gjë tjetër, se në 1971 Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me Greqinë  dhe në 1976 Shqipëria deklaroi i shtriu kufijtë në 15 milje, ku kishte më shumë parasysh distancën me Italinë që janë 80 milje. Në 1991, pas konventës që 1982 Shqipëria për ta bërë kontabël, nga 15 shkoi në 12 milje. Ka ca pyetje që duhet sqaruar, si është e mundur që ushtroi këtë të drejtë Greqia, ligji për kufirin në Greqi daton 1936, si është e mundur që nga 1936 dhe deri më sot nuk e ushtroi të drejtën për t'u zgjeruar, si është e mundur prej 42 vitesh nga 1982 nuk e ushtroi këtë të drejtë apo nuk e ushtroi këtë të drejtë që nga 1991 ku Shqipëria kaloi nga 15 në 12. Madje Rama herën e fundit na thoshte ku janë 12 milje Greqia mund të shtrihet rehat, ku nuk janë 12 milje, ose marrëveshje ose në gjyq, këtu ka një lojë nga ana e kryeministrit. Se kur nuk janë 12 milje, një shtet ka marrëveshje ose në gjykatë. Rama "ca është e tyre është e tyre, ca është e jona është e diskutueshme'. Aty ku i ka, i merr, aty ku nuk i ka ne shkojmë në gjykatë. Kush e mori vendimin që të shkojmë në Gjykatë? Nuk e dimë se çfarë është bërë për 7 vjetësh, kemi një grup negociator që duhet të diskutojnë me Greqinë, jo për ujërat territoriale, por zonën ekskluzive ekonomike. Natyrshëm shtrojmë pyetjen në 7 vjet ca është bërë? Pse në gjykatën e Hagës dhe jo të detit në Hamngurd", tha Idrizi, në Report Tv.