Çështja e detit me Greqinë, Basha: Një nga dështimet e politikës së jashtme, ne do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare

12 Prill 2021, 21:43

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha tha se çështja e detit me Greqinë dhe zgjidhja e saj duhet të kishte ndodhur tashme, dhe se qeveria duhet t'i drejtohej gjykatës ndërkombëtare.

'Propozimi i ynë do ta kishte kaluar këtë problm. Pas vendimi të GJK mbetej vetëm një rrugë ajo e drejtimit tek gjykata ndërkombëtare. Delimitimi i zonës eksklusive ekonomike duhet të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave dhe pati një personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme. Duhet të ishim drejtuar gjykatës ndërkombëtare. Duhet të kishte ndodhur delimtimi i zonës eksklusive dhe shelfit kontinental. Ne do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave.'- tha Basha.