Çfarë do ndodhë në protestën e Berishës? Haklaj në Report Tv: Anti-amerikane, qëllim goditjen e SHBA

10 Shkurt 2023, 23:28

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj tha se protesta e nesërme e udhëhequr nga Berisha është një protestë guaskë anti-amerikane, njësoj si dy protestat e tjera që ka zhvilluar më 7 korrik dhe 12 nëntor 2022. Haklaj thekson në emisionin "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj, Report Tv se qeveria ka rënë pas skandalit ndërkombëtar e kombëtar McGonigal, por e gjithë kjo protestë guaskë është për të goditur Bashën dhe SHBA-në.