Çfarë shkruanin gazetat më 10 mars 1993/ PS kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja, RD cilëson Nanon si kryekomunist konservator (VIDEO)

10 Mars, 09:14 | Përditesimi: 10 Mars, 10:22

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Kur ishte bërë gati një vit që qeveria e drejtuar nga Aleksandër Meksi ishte në detyrë pasi PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 pakënaqësia ndaj saj ishte rritur ndjeshëm. Partia Socialiste në opozitë kërkon dorëheqjen e qeverisë Meksi dhe zgjedhje të reja ndërsa PD në pushtet nuk pranonte as dorëheqjen e qeverisë as zgjedhje të reja dhe as referendum popullor. Në shtypin e ditës gazeta e pavarur Koha Jonë për këtë situatë ndër të tjera ngrinte pyetjen : Kush do fitojë vallë ? A do ketë zgjedhje të reja? Ndërsa RD (Rilindja Demokratike) botim i PD-së sulmonte ashpër liderin socialist duke shkruar në faqe të parë : “Përse kryekomunisti konservator Nano kërkon dorëheqjen e qeverisë”

I.M/Shqiptarja.com