Çfarë shkruanin gazetat më 17 mars 1996/ Pas vizitës së presidentit Berisha në qytet, Bashkia Tepelenë sfidon pushtetin dhe shpall Nanon liderin e burgosur të PS “Qytetar Nderi”

17 Mars, 08:09 | Përditesimi: 17 Mars, 09:20

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të vitit 1996 klima politike ishte tensionuar shumë. Në ditët e para të marsit Presidenti Berisha kishte bërë një vizitë provokuese në Tepelenë në një takim me anëtarësinë e PD. Në Tepelenë në burgun e Bënçës ishte i burgosur Fatos Nano ,lideri i PS-së. Në shtypin e shkruar më 17 mars 1996-të pasqyrohej gjerësisht një vendim i Bashkisë Tepelenë për të shpallur “Qytetar Nderi” Fatos Nanon liderin e burgosur të Partisë Socialiste duke e quajtur si njërin prej tyre. Gazeta Shqiptare shkruan në lidhje me këtë zhvillim :” Dekoratë në qeli për Nanon”. Lajmi pasqyrohej në faqen e parë edhe të gazetës Koha Jonë dhe të ZP( Zëritt ë Popullit) botimit të Partisë Socialiste. Madje ky vendim i Bashkisë Tepelenë që sfidonte pushtetin e Berishës pasqyrohej edhe në vetë RD-në gazetën e Partisë Demokratike që shkruante: “ Cigarja” urdhëron shpalljen e Nanos qytetar nderi” duke e quajtur si diçka të turpshme.

A.M/Shqiptarja.com