Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Për masakrën zgjedhore të 26 majit 1996-të erdhi edhe reagimi i ashpër i SHBA-ve. Pas manipulimit të votimeve dhe dhunës së ushtruar nga pushteti i Berishës ndaj opozitës së kohës kishte nisur edhe greva e urisë e kandidatëve për deputet. Në shtypin e shkruar të datës 2 qershor 1996 pasqyrohej gjerësisht reagimi i Departamentit të Shtetit. Koha Jonë shkruan në faqe të parë : “ SHBA: zgjedhjet 96, hap prapa për demokracinë”. Ndërsa titulli kryesor në Gazetën shqiptare ishte ky : “ SHBA: Anulloni votat e parregullta”.




















