Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në Gazetën Shqiptare në numrin e datës 3 qershor 1994 pasqyrohej një zhvillim që vinte nga Greqia. Shteti fqinj do të forconte me trupa speciale kufirin me Shqipërinë dhe titulli kryesor ishte ky: Grekët forcojnë kufirin, trupa speciale ndaj ilegalëve”. Ndërkaq në Bruksel do të diskutohej sërish për ndihmat e bllokuara nga KE ku pritet që edhe Greqia të jetë dakord.




















