Çfarë shkruanin gazetat më 31 tetor 1996/Pas kapitullimit në “vendoret” në PS duan largimin e Nanos
Në dy raunde të zgjedhjeve vendore të vjeshtës së vitit 1996-të PD në pushtet fitoi ndërsa PS në opozitë kapitulloi duke pësuar një humbje dërrmuese. Në Partinë Socialiste kishin nisur pakënaqësitë dhe madje nga Skrapari i konsideruar si “kështjella e pamposhtur” e socialistëve kishte mbërritur një peticion që kërkonte largimin e kryetarit të burgosur Fatos Nano.Në numrin e datës 31 tetor 1996-të në Gazetën Shqiptare titulli kryesor ishte ky: “ Protestë në PS: “Të hiqet Nano”. Në gazetën Koha jonë zhvillimi që kishte të bënte me të njëjtin argument ishte: “ Ilir Meta gjen të meta” ku kryetari i Fresh komentonte humbjen e zgjedhjeve vendore. Komiteti i përgjithshëm drejtues i PS do mblidhej për të bërë një analizë të detajuar.


















