Çfarë shkruanin gazetat më 21 nëntor 1998/ Policia në këmbë për referendumin për Kushtetutën,PD mesazh shqiptarëve të mos votojnë

21 Nëntor, 09:47 | Përditesimi: 21 Nëntor, 09:47

Në shtypin e shkruar të datës 21 nëntor 1998-të fokusi ishte thellësisht tek zhvillimet që vinin nga referendumi për Kushtetutën. Sitauata ishte e tensionuar,kishte sinjale për destabilizim dhe paralajmërime të policisë e SHIK. Ministri i Rendit kishte marrë vendim që policia të ishte në gatishmëri.PD u drejtohej me një mesazh shqiptarëve që të mos shkojnë të votojnë në referendumin që do mbahej të nesërmen pra më 22 nëntor 1998 ndërsa socialistët dhe Presidenti Meidani bënin thirrje të votohej dhe të votohej “Pro” Kushtetutës që ata e cilësonin me sloganin “pasaportë për në perëndim”. Në gazetën Koha Jonë shkruhej: “Policia ngrihet në këmbë dhe Meidani:Në referendum “pro” kushtetutës. Titulli kryesor në RD botimin e Partisë Demokratike ishte ky: “Referendumi,terror dhe shkelje të rënda” ndërsa në ZP publikohej një foto e kryeministrit Majko dhe shkrimi që e shoqëronte ishte: “ Kushtetuta, pasaportë për në perëndim”. 
 

K.Ta/Shqiptarja.com