Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në numrin e datës 4 qershor 1997 në shtypin e ditës pasqyroheshin zhvillime që kishin të bënin me një valë alarmi për shpërthime me eksploziv në afërsi të shkollave dhe jo vetëm. Në Tiranë policia kryen nje operacion anti-bombë në Parkun Rinis ndërsa gazeta Koha Jonë shkruan : Alarm bombe në Presidencë. Edhe në gazetën Rilindja Demokratike këto ngjarje kishin një pasqyrim të gjerë. Policia kryen nje operacion anti-bombë në Parkun Rinis ndërsa gazeta Koha Jonë shkruan : Alarm bombe në Presidencë. Edhe në gazetën Rilindja Demokratike këto ngjarje kishin një pasqyrim të gjerë.




















