Çfarë sjell Trump për Kosovë-Shqipëri? Xhafaj: Kurti luajti jashtë rregullave! Çollaku: S’mendoj se PD i fiton zgjedhjet prej tij! Sazani më mirë i Trump, sesa i shokëve të Beqajt

21 Janar, 07:05

A. Mendohet edhe takimi Trump-Putin në Beograd për t’u mbajtur. Pra afrimi SHBA-Rusi e bën të paneglizhueshme vëmendjen ndaj Beogradit, sepse Rusia e ka Serbin raport të fortë e në vëmendje dhe Rusia do dëgjohet më shumë në vijim. Asociacionin asnjë nuk e do, sepse nuk funksionon. Trump nuk do kapet pas kësaj, ndryshim kufijsh bie si tabu, rreziku do jetë permanent dhe Kosova dhe Bosnja do ndodhen të ekspozuara. Në bisedat që kam pasur më kanë thënë për Kosovën dhe Pavarësinë e saj, “kaq keni kërkuar dhe kaq keni marrë”. Jam kundër ndarjes së Kosovës por nëse ka një diskutim shkëmbimi kufinjsh të pranueshme jam dakort, të monitoruar, pse jo”, thotë ligjvënësi.

Kurse për pyetjen nëse fitorja e Trump do ndikojë apo do sjellë PD-në në pushtet ai u shpreh:

“Nuk mendoj si naiv se fitorja e Trump në SHBA do sjelli PD-në në pushtet. Por normalizon marrëdhëniet e PD-së sigurisht.  PD duhet të bëhet vetë e aftë për t’i fituar zgjedhjet”. 

Gazetarja Esmeralda Mulaj vuri në dukje rrezikun e rritjes së konflikteve në rajon, sidomos me Republikën Serpska dhe pasivitetin që ka treguar Kosova në planet e saj. Ajo tha se qeveria e Kosovës nuk ka asnjë plan.

“I tremben një Republika Srpska në Ballkan dhe rajon. Kosova nuk ka bërë një statut që ta bëjë dhe t’ua çojë në BE. E ka bërë Brukseli dhe ua ka çuar. Çfarë i intereson Kosovës, do të anëtarësohet në NATO? A u liberalizuan vizat nga BE, pra nëse Kosova do ndiqte parimin e avancimit nëpërmjet heshtjes do kishte marrë më shumë. Si do lobojë, sepse ka miq të shqiptarëve, por ka edhe miq të serbëve. Të kenë një plan dhe platformë se çfarë duan të bëjnë”, tha gazetarja.

Eksperti Ledjon Krisafi u shpreh se qëllimi i Serbisë dhe presidentit Vuçiç është të marrë një “copë Kosovë” dhe të shprehet se e realizoi qëllimin strategjik dhe nacionalist.

“Vuçiç ka qëllim që thjesht të marrë një copë të Kosovës dhe të thotë që ja morëm diçka. Ka një plan rus për ta bërë rajonin, Kosovën dhe Bosnjën. Shkëmbimi i territoreve është prioritet kryesor i Vuçiçit dhe të dalë e të thotë që ja unë e mora. Trump është person që mund të tundohet dhe t’i japi zgjidhje një problemi shekullor”, u shpreh ai.

A.Q/Shqiptarja.com

  •