Çfarë vjen pas protestës, e ftuar Jorida Tabaku

16 Prill 2019, 09:56

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv foli me vendosmëri të plotë se në 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje lokale pa opozitën, pasi sipas saj do të jetë vetë Rama që do të tërhiqet.

"Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën në 30 qershor. Shumica do ta zhbëjë këtë datë, pasi presioni po rritet. Nga presioni i protestave dhe qëndresa dhe rritja e arrogancës, Rama do të tërhiqet vetë. Ata nuk e përfaqësojnë PD-në, partitë funksionojnë me struktura" tha ajo.

Nëse sot do të bëheshin zgjedhjet parlamentare, ajo thotë se Partia Demokratike merr shumicën. "PD nuk po lufton për mbijetesë, por që të bëhet shumicë dhe shumicë është. PD-ja është rritur me 10 pikë nga viti i fundit. Krahas protestave, PD-ja po përgatitet edhe programin qendror për të diskutuar me njerëzit. Ka përfunduar edhe rifreskimi i të gjitha strukturave në bazë dhe e ka bërë më të fortë dhe të gatshme për elektorale. Ka nisur edhe seleksionimi nëpër struktura. Nëse ka zgjedhje nesër, Partia Demokratike është mazhorancë".

Jorida Tabaku është një nga emrat e lakuar se mund të jetë përballë Erion Veliajt në garë për bashkinë e Tiranës, por a do të pranonte ajo ta sfidonte? "Është kënaqësi kur dëgjon dhe vlerësohesh, nuk mund ta mohoj që kam lidhje të veçantë me Tiranën, por nuk do të ketë zgjedhje lokale.