Çmimet e larta? Rama i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve: Nuk jap receta elektorale, po përpiqemi të gjejmë instrumente për ‘kanalizimin’ e tregut

11 Prill 2025, 15:25 | Përditesimi: 11 Prill 2025, 15:25

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv komenton edhe rritjen e çmimeve, të cilat shihen edhe si një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve shqiptarë në sondazhin e Report Tv me institutin Piepoli. Rama thotë se kjo është një situatë në gjithë botën dhe Europën, por thekson se po punohet për të gjetur rrugën e duhur për të vënë në funksion disa instrumente, por thekson se në asnjë mënyrë nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti.

 

I.M/Shqiptarja.com