1744307294_sondazhii6.png

Çfarë presin shqiptarët nga qeveria që do të dalë pas zgjedhje të 11 majit. Sipas sondazhit të fundit të realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, qytetarët shqiptarë rendisin në krye të listës çështjet ekonomike dhe sociale. 89% e të anketuarve presin uljen e çmimeve, 85% kërkojnë rritjen e pagave, ndërsa 69% theksojnë nevojën për uljen e taksave.

Po ashtu, vëmendje të konsiderueshme marrin edhe:
Përmirësimi i sistemit shëndetësor – 58%
Rritja e pensioneve – 55%
Përmirësimi i sistemit arsimor – 27% 
Lufta kundër korrupsionit - 27%
Lufta ndaj krimit të organizuar – 14%

Interesante janë shifrat për korrupsionin me 27% të shqiptarëve që nga qeveria e re presin luftën kundër korrupsionit dhe 14% luftën ndaj krimit të organizuar. Shifra të ulëta krahasuar me numrin e lartë të shqiptarëve që janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve. 

Ndërkohë, vetëm një përqindje shumë e vogël e qytetarëve kërkon më shumë respekt në përballjen politike (5%) apo profesionalizëm në dhënien e informacionit (4%).


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama kandidati më i besuar si kryeministër