Çmimi i energjisë dhe kriza energjetike, Meta: Qeveria gënjen, ka dështuar së menaxhuari sistemin! Po mbifaturon shqiptarët

28 Shtator 2022, 18:00

Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta është më së shumti si shkak i keqmenaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.