'Çmimi i kafesë pritet të rritet deri në 20 lekë', Shoqata Bar-Restoranteve për Report Tv: Pandemia uli prodhimin, kërkesa më e lartë se oferta

25 Shtator 2021, 16:05

TIRANË- Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në "Report Tv", kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja. Sipas tij, ky ka qenë një vit i vështirë dhe ka pasur një rritje të çmimeve për të gjitha lëndët e parë, siç ndodhi edhe me grurin.

Duke u ndalur në detaje, Jahja shpjegoi se përse pritet të ketë një rritje të çmimit të kafesë. Ai tha se këtë vit ka pasur një ulje të prodhimit të kafesë, gjë që do të reflektohet tek rritja e çmimit të saj, pasi kërkesa e tregut do jetë e madhe.