Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një bashkëbisedim në Bulqizë në praninë e dhjetar vajzave dhe grave, i cili është ndalur për të diskutuar për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në këtë takim ai foli edhe për implementimin e fashës 800 KW për energjinë elektrike.
“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë çmimin e ri, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.



















