Çmimi stratosferik i naftës, qytetarët e Beratit në protestë: Jemi këtu pa dallime politike! Nëse nuk plotësojnë kërkesa tona, do të nisemi drejt Tiranës

11 Mars 2022, 17:39 | Përditesimi: 11 Mars 2022, 17:39

Sot është dita e tretë që qytetet e Shqipërisë, ashtu edhe si në Berat po zhvillohen protestat për rritjen e çmimit të naftës.

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tha se çmimet janë stratosferike dhe se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen

"Nuk kemi parë ndonjë të mirë nga ndonjë krah, nuk do të ishim vendi më i varfër në Europë. Kemi qëllim shoqëror, bashkohemi pa dallim politike. Qëllimi i protestës është rritja ekstreme e çmimit të naftës. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrave, qeverisë të ulin çmimin. Nëse nuk i plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi në protestën e madhe në Tiranë.", tha një qytetar.

KT/Shqiptarja.com