‘Çohu merr fjalën’ momenti kur Basha udhëzon Alibeajn të dalë në ‘Foltore’

21 Korrik 2022, 11:54

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm sot në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, është filmuar duke i dhënë udhëzime Enkelejd Alibeajt teksa qëndron i ulur pas tij.

Menjëherë pas debatit me Lindita Nikollën, Alibeaj u konsultua me Bashën dhe menjëherë pas kësaj kërkoi fjalën për procedurë.