COVID, debat Dasho - Tomini / Hajdari: Reformën e votojmë vetëm me ndryshimin e sistemit

25 Qershor 2020, 08:35

Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë situatën epidemiologjike në vend dhe në pjesën e dytë arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore. Në pjesën e parë në studio të ftuar ishin shefja e hetimit epidemiologjik Eugena Tomini dhe eksperti I Shëndetit publik Erion Dasho . Në lidhje skype nga Madridi Prof.Kita Sallabanda dhe nga Milano Dr.Albert Troci. Në pjesën e dytë Emisioni Repolitix u ndal tek arritja e marrëveshjes për reformën zgjedhore në Këshillin politik. E ftuar në studio anëtarja e këtij Këshilli Rudina Hajdari e cila tha se marrëveshja e sotme nuk do të preket por opozita në Kuvend do të kërkojë që asaj ti shtohen elemente të tjerë të rëndësishëm sic është ndryshimi I sistemit si kusht për ta votuar.