COVID-19, Bamir Topi: Nuk besoj që Kina ta ketë vendosur nën kontroll virusin pa patur njohuri mbi të!

7 Dhjetor 2020, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2020-12-07 23:10:06

Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën me publikimin e rasteve të para në Wuhan, janë artikuluar shumë teori të ndryshme ku implikojnë njeriun në përhapjen e saj. I ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ai thotë se COVID-19 sillet në një mënyrë të ndryshme nga viruset e tjera duke hedhur dhe dyshime në mënyrën se si Kina e vendosi nën kontroll. Sipas tij, Kina ka pasur njohuri të mëparshme mbi këtë virus.