Covid-19, Brataj: Në nëntor-dhjetor shifrat mund të kapin edhe mbi 1000 raste ditore

20 Nëntor 2020, 07:35

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se në muajt nëntor dhe dhjetor do të ketë rritje të rasteve edhe mbi 1000 të të infektuarve në ditë dhe për këtë duhet një ndërgjegjësim sa më i madh i qytetarëve në mënyrë që të parandalohet  sa më shumë përhapja e COVID-19.