Covid-19, ekspertët: Rritja e rasteve kërkon kujdes por JO kthimit të izolimit

11 Qershor 2020, 09:28

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend pas rritjes së rasteve duke shënuar 42 të infektuar në një ditë. Në studio epidemiologu Dritan Ulqinaku , kirurgu Engjëll Bejtaj, eksperti I shëndetit publik Gazmend Koduzi dhe gazetari Arsen Rusta. Në lidhjë skype nga Gjermania mjekja Aurora Meta Dollenberg, mjeku nga Italia Albert Troci , gazetari Ervin Dushi nga Stokholmi i Suedisë dhe gazetari nga Maqedonia Zekeria Mexhiti . Të gjithë ekspertët theksuan nevojën e kujdesit dhe respektimit të masave që nga mbajtja e maskave dhe distancimit fizik por në asnjë mënyrë rikthimit të izolimit.