COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, viktima e 8 në Shqipëri

27 Mars 2020, 09:26

Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv. 

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 

66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Viktimat me koronavirusi në Shqipëri

11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë 85-vjeçarja nga Tirana
27 mars ndërroi jetw 66-vjeçari nga Fieri